T’FITOSH NJI ZEMËR ME LUFTË ?!
Për t’bukrën shumë luftna janë shpallë,
me gjak ,sa herë e kan la nji botë,
prej mbretër ,princër e skllevën,
për nji Helenë ,për nji Penelopë.
N’çdo Grue asht ndjenja e t’bukrës,
e n’çdo burrë forca me e pasë,
( po dashnia asht thue luftë )?!
prej skllevën,princër ,mbretën e hasmë ?!
Dashnia asht paqe , ndjenjë …
marramendje ,pak çmenduni n’nji shpirt t’butë,
nji zemër fitohet me dashni e respekt,
( burrë, kurrë jo me luftë ).
Se dashnia nuk vret ,nuk mallkon !
nuk derdh gjak ,veç e pastër …
rrjedh n’zemrën q’i dashunon.
( marrë prej vëllimit : FORCA E NJI GRUEJE ).
