Thonë se ….?Blerta Basha


Shumë flitet në të vërtetë,

Se si do jet përmbytja ,

A do plas ndonjë vullkan

Apo shtëpiat do tunden nga ndonjë tërmet.

Po botën e përbysim vetë ne.

Pa ujë e pa lëkundje,

Por me intrigat e fallsivitetin e të quajturit njeri.

Zoti nuk vret njerëz kurrë,

Por njerëzit vrasin zotin.

Duke u shdrruar nga engjëj në djajë.

Ne çpojmë si shigjet zemrat dhe shpirtin e njerëzve

Nga xhelozia e mendja e mbushur plot urrejtje.

Duaj o njeri si të dergoi zoti në tokë të duash e të shumohet bota me dashuri e paqe.

Jo me shpirt katran e përgojime anembanë.

Se kur të ikim një ditë nga kjo botë,

Në botën tjeter duhet të japim llogari çfar falëm në jetë…

Urrejtjen apo mirësin e paqen e të madhit zot,

Por atëher do jet shumë vonë.

Bota do jet përbysur bashkë me shpirtin e zi

Njëherë e përgjithmonë!