T’i dogja të gjitha kujtimet..!Ardian Muça


T’i grisa një nga një fletët e ditarit.

Se të zuri bryma e s’e mbajte besën.

Nga igrasia i ruaja,skutave të sirtarit.

Edhe kur t’i lexoja,se ndjeje pendesën.

*

Me fletë e kapakë,shuk t’i bëra.

U vura flakën aty pranë oxhakut

Mbi hi germat t’i lexoja të tëra.

I’a hoqa shpirtit,ndjejën e merakut.

*

Kur unë qaja t’i u bëre,s’i Pol Polati..!

Lëkurën e zhgërreve llucës me derrat.

Të mishërova,po peng të zuri mëkati.

Sa ikte gjahtari,dilte lepuri nga ferrat.

*

Përveç kujtimeve,i dogja dhe fotografitë.

Sa herë,që kapja ditarin më binin përdhe.

S’i kometa Hallej ike në tënden orbitë.

Ç’ti doja kujtimet e tua,të dala demode..?!

Copyright Ardian Muça..!