Ti edhe Unë-Artan Ballgjini


(Duke shkruar..)

Sa herë më duhet të të pres tek një heshtje.

Sa herë më duhet të të pres tek një mall.

Ti shpesh mer form të çuditshme.

Dhe unë me veten ngjasoj gjithnjë e më pak.

Sa herë më duhet të të kërkoj tek një lot.

Sa herë më duhet pres tek një merzitje.

Ti më ngjan më shumë se Ti.

Por unë jam më pak e unë në vetvete.

Sa herë më duhet kërkoj tek një e pathënë.

Ku fjalët mbeten në dritëhije.

Ti je me teper se ti.

Dhe unë kam nisur të jem unë patjetër.