TI JE ME MUA
Ti s’je me mua,
por hija jote më vjen nga pas
si flokët e mi derdhur pas shpine.
por avullin e frymës tënde e ndjej
si flladin në zheg,
si afshin e zjarrit,
si dritën e mëngjesit
që më zhduk hijet e natës.
Mos ik në terrin e vetëm,
rri me mua!
Eja të pimë nga një gotë me magji harrese
të mbysim metastazat e dhembjes,
të harrojmë se ku jemi!
