TI NUK E KUPTOVE
Çdo herë Ty të takoja koridoreve
tek ecje lehtë-lehtë drejt klasës
me faqet e skuqura si të molleve
për mua ishe si një lule Parajsës.
Të shikoja me ëndje tek buzëqeshje
sa shumë doja të flas e të jem me ty
sikur ai dielli që shfaqej mëngjeseve
si një yll nate të shkëlqenin ata dy sy.
Ti nuk e dije se të dashuroja shumë
ecje,shëtisje koridoreve plot zhurmë
dhe kur një ditë vendosa të ta them
të pashë me një djalë e u bëra helm.
Ndoshta isha vonuar apo ti shpejtove
ditën që të pashë, kur me tjetrin shkove
ashtu buzëqeshur pran meje kalove
se sa të doja unë ti kurrë nuk e kuptove.
