TOKA DHE NJERIU
Toka është rënduar dhe skllavëruar, Nga njerëz pa Zot, të pa edukuar… Ajo vuan e rënkon nga pesha e rëndë, plasaritet e thahet, në çdo vend….
Bien tërmetet radhë pas radhe Zoti e ruajt nga hataja e madhe! Të mos ndodhi kurrë kataklizmi,
Të shpëtojë nga zhdukja njerëzimi!…
O njeri, ruaje tokën, ruaji si flori ! Se malet e shkretuar po rënkojnë
Nga gërryerjet, që pyjet shkatërrojnë Dhe nga zjarret, që po i përvëlojnë.
Duhet njeriu me mençuri të punojë, Tokën, si sytë e ballit ta konsiderojë, Ta ruaj shumë nga ngrohja globale,
Përndryshe detet do ngjiten mbi male…
