Trëndafili i kuq-Floriri Z Petra


Mbetesh per mua,

e shtrenjta dashuri

Dhe pse vitet ikin

mendjen e kam tek Ty..!!

*************************

Bregut të detit qëndron,

dukesh sikur mediton

vitet larguar si nje re,

kur fryn nje ere kujton..

Rërës së thatë shkruan një flalë

zemra e shpirti e ndjenë pranë..

Shkojnë ditët e jetës,

rrokullisen si rrotat e qeres ne are

sa shpejt, nuk mundet ti harrojmë…

kanë lenë mbresa e kujtime,

shpirti i ruan thelle, shpesh i kujtojmë…

Janë vitet e rinisë, shkuar larg

malli çdo ditë shpirtin djeg

duke krijuar një plag…

Dashurinë e lindur në sy

me veshtrime aq te embla

sa dehesh, moj vogelushe..

Nuk e përshkruan, vetëm një çast

erdhur si rastësi

por asnje një jetë e gjatë..!!

Një trëndafil te kuq, lagur nga vesa

e shohin sot si relike syte e mi,

qëndruar në këtë stinë..

Më bën të derdh dy pika lot

ndjej nje mall ne kraharor

për atë zemër që u deshëm aq shumë..

Në trupin tuaj, unë shpesh jam

çdo petale luleje, aromën të ndjej

Dorën tuaj të ngrohtë, kujtoj

pas kaq vitesh larguar, në kurbet

si në fillim më përkëdhel..

Është pesha e mbartur, mbi shpinë

e viteve me ndjenjën dashuri

Si hije ecur rrugës, i vetmuar

të ndjek nga pas..!!

Vitet do të shkojnë, nuk ndalen

ne rritemi me kohën, çdo ditë

Fytyres del nje rrudhe, nuk e shikojme

floku zbardhet, dalin thinjat e moshes

në ëndra mendimesh, të shkuarës

duam lehtazi ti afrohemi…!?

Më fal o zemër e dashuruar

me shpirtin tuaj binjak

Kur fjalët e mia vijnë, vargëzuar

s’ mundem ndryshe të shkruaj

kur ndjenja sjell shpirtit,

afshin e puthjes se parë

si në vitet e hereshme të rinisë .

Kujtoj vitet larguar

si plagë shpirtit qëndruar..

Ah moj dashuri e rrallë..!!

Mos me hap ende plage..!?

Lejome te prehem ne qetesi,

keshtu i heshtur, mos me shohë njeri..

Floriri Z Petra

Paterson, New Jersey

May 6th, 2019..

Te drejtat e autorit rezervuar