Tridhjetë vjet gënjeshtra-Bilbil Murataj


U nisëm në rrugë,

Në rrugën e madhe,

Halle lamë mbrapa

Dhe me vete halle,

Halle që s’u sosën,

Plagë që s’gjejnë shërim,

Çfarë është ky mallkim

Për Atdheun tim?

S’ka ndodhur e s’ndodh

Në gjithë botën mbarë,

Ashtu siç po ndodh

Me popullin shqiptar,

Tridhjetë vjet gënjeshtra,

Tridhjetë vjet premtime,

Kur do mbarojnë hallet

Moj Shqipëria ime?

Të iku rinia,

Syri me gjithë dritë,

Tridhjetë vjet që presim

Për të mirat ditë,

Presim, vetëm presim

Vjet tridhjetë e ca,

Ikën një debil,

Vjen një maskara,

Tranzicion i gjatë

Për popullin shqiptar,

Ikën një kërriç

Dhe vjen një gomar,

Kështu vazhdon loja

Në Shqipërinë tonë,

Betohen për të thatin

Edhe hanë të njomë …