Valbona Kolaveri
Trillet , ditës
Po luajnë kukamshehti
Në nerv të së shkuarës,
Në përballje heshtjesh,
Mi thyen çikë më çikë
Të vërtetat zemrës,
Në pasqyrë refleksesh,
Bumerang,
Po kërcasin kohët
Mbrapsht
Të lëna peng
Dilemat e vetvetes,
Vjerrun sysh t’harrum
Po vuajnë
E mshehun, vetja shpirtit
Në arkë të drynjtē mendimesh
Po mbytet pa bëzajt.