U mbyta e mjera-Afërdita Hadaj


*******************

U mbyta e mjera

Dehur nga aroma

Lum petalesh derdhur

Mes tyre kalova.

***

Humba bukurive

Bilbiln ç’kërkoja

Me zërin e ëmbël

Shpirtin të shëroja.

***

Dallgët me petale

Më rrëmbyen brënda

Mes gjithë bukurive

Ëndrrash po lundroja.

***

Bilbili mbi gonxhe

Ëmbël po këndonte

Zemrën e plagosur

Donte të shëronte.

***

Dallgës seç ju luta

Dhe bregut më nxori

Bilbilin e bukur

Desha ta takoji.

***

Bilbili më pa

Drejt meje vrapoi

Arom trëndafilash

Shpirtn ja kaploi.

Më mori në krahë

Dhe këngën filloi

Mes dy bukurive

Simfoni krijoi.

***

Bukur trëndafilat

Unë edhe bilbili

Mes aromës tyre

Kjo dashuri lindi.

*Poezi*

Nga poetja: Afërdita Hadaj