Unë dhe ti-Blerta Basha


Blerta Basha

UNË DHE TI!

Unë kam gjithë lumturin e botës,

Kur në krahët e mi të zjarrtë je ti,

Në mbrëmje dhe në agime bashkë

Gjithmonë si dy engjëj veç ne të dy.

Dhe ëndrrat e natës më çojnë në ty,

Se ti më sjell veç buzëqeshje në jetë,

Më çon në qiellin e lumturisë shumë lart,

Më hap dyert e zemrës me dashurinë e zjarrtë.

Shkallëve të shpirtit ngjitem me mall,

Kujtoj vitet e dashurisë tonë magjepse,

Si dy zogjë të vegjel të pa faj sëbashku,

Lidhem me penj të mëndafshtë dashurinë e jetës.

Vitet ikin si një ujvarë e plot kujtime të bukura,

Si një oqean durimi cdo natë ëndërroj ty,

Si gjënë më të shtrenjtë të jetës time që kam,

Sdua asgjë tjetër më shumë bashkë unë dhe ti!