Vajzë e bukur ëngjëllore…Sotir Kosta


Vajzë e bukur ëngjëllore,

me atë trup të stolisur,

kush të pa e mënd s`ja more,

për ty këngën e kam nisur..

E bardhë si flokë dëbore,

ç`qumësht të ka dhënë nëna,

që je bëre si hyjnore,

më shëron më shumë nga kënga..

Të shkëlqen gusha si drita,

si fishekët e gjerdanit,

kur del ushtari nga prita,

kur ngrihet nga istikami..

Hiqi nga balli floritë,

se ty të ka fal natyra,

qëndisur buzët dhe sytë,

s`ka pse shkon te pasqyra..

Po të isha unë hënë,

po të isha unë diell,

do hyja nga jashtë brënda,

të të ngreja lart në qiell..

Do t`i mbledh yjet e zjarrta,

të t`i bëjë kurorë ari,

të shkëlqesh të zhduket nata,

ta kthesh në ditë behari..

Dashuri,moj dashuri,

që nuk le zemër pa prekur,

s`të blen argjend e flori,

vetëm shuhet kur ke vdekur..