Unë dhe ti !….Fatmir Pushi


UNË DHE TI !….

Do të pres në parkun e mbrëmjes,

Ku hëna do të ndriçojë mbi ne,

Violinisti ………….kap një melodi ,

Heshtje qetësi përqafohemi ne të dy,

Një melodi që na preku zemrat,

Shpirtrat tanë janë duke kërcyer,

Nat, shkëlqejnë vetëm dy palë sy,

Jetojmë të lumtur të dashuruar.

Shëtisim në autostradën e pa fundë,

Krushqit që na shoqërojnë janë yjet,

Ti u veshe me fustanellën e bardhë,

Të kaluarën e shkelmuam me këmbë.

Duke lën pas turpin, e frikën,

Duke harruar inatet e dikurshme,

U bëmë bashkë ………..një shpirtë,

Në jemi kuptimi ……..i drithërimit .

Fati na dha ………..një shans,

Në qëndrën e zemrës së njëri tjetrin,

Do të jet një rezenat e fuqishme,

Në diapazionin e infra të kuqe.

Dy lotë po bien nga qerpikët,

U bashkuan me lumin e madhë,

Ankthi zhduket nga fytyrat tona,

Dy shpirtra janë prap në paqe.