Vajza e Hënës…Eralda Cuko


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Në hapësirën e ëndrrave shfaqet rishtas

Vajza e Hënës si një shpirt i bukur që lëviz

në detin e pafund të kujtimeve.

Sytë e saj janë një dritare ku mund të shohēsh

një botë magjepsëse që të dërgon në kopshtin

e një parajse përrallore.

Hija e saj prej një bukurosheje të fjetur shpërthen

si dielli në agim kur ajo nis të hedh hapat drejt

harmonisë së princit që shndrit si një Yll në

qiellin e errët.

Fytyra e saj është pasqyrimi hënor që ndriçon

me një ëmbëlsi të pazakontë duke zgjuar ëndrra

të fjetura.

Pasqyra e ëndrrave të saj është imazhi i një

Borëbardhe që zgjohet befas nga gjumi i thellë

mbështjellë nga mjegulla e heshur.

Me këngën e saj të ëmbël ajo vallëzon me

Yllin magjik që shpërfaqet në qiellin e pafund

të dëshirave ëndërronjëse dhe hëna qē kundron

gjithë kërshëri romancën e tyre.