Psherëtimat e Nënës…Sotir Kosta


Djegur malli përvëluar

shumë vite kanë shkuar,

hallet s`kanë të mbaruar

nënë xhani,sa ke vuar..

Nga supi s`tu hoqën hallet

dhe nga malli tu ça buza,

iku rinia dhe më s`mbeti,

ca nga toka,e ca nga deti.

Malet rrinë dhe dëgjojnë

të gjorën nënë kur këndonë,

i këndon nëna të birit,

çu bëre,o dritë e syrit..

Nga fukarallëku ike,

pres me muaj,e pres me vite,

pres me ditë,e pres me netë,

mallkuar qofsh o kurbet..

Më kullon zëmra nga brënda

është e tronditur nga malli,

e mban hapur gjirin nëna

kujtohet kur ja pinte djali.

Po djali pse s`e kujton ?

atë sisën që lëpinte,

ç`zemër tjetër e ndalon ?

ta lër te nëna të vinte..

Fluturoja porsi flaka,

të merrja në çerdhe e kopsht,

por tani që u plaka,

nuk më do,më hodhe poshtë.

Ty do të kujtohet nëna,

edhe kur të jem e vdekur,

kur të shuhet gazi e kënga

po bashkë s`kemi për tu pjekur..

Po nëna do mbetet nënë,

është e shkruar te kurani

dhe zemra kur të të dhëmbë,

do të thuash: nënë xhani…