Vajzën që desha-Urim Mezini


Dikur m’pëlqente një vajzë, ishte e bukur me të gjitha,

slija vend pa i dalë,gjithandej i zija prita.

Në fillim s’ma varte fare,bënte më shumë të vështirën,

për t’ia ul një cikëz hundën,i thash,

shih moj goc, një cik pasqyrën.

Kjo pasoj me ndjenjë mërzije,zgjati vec nja dy ditë,

më pas kur e shikoja, fshehurazi mi hidhte sytë.

Kështu vazhduam për ca kohë,na pëlqente kjo lloj gjendje,

sa largoheshim nëpër shpija,njëri tjetrin kishim n’mendje.

Në cdo kohë e mendoja,edhe natën skisha gjumë,

kjo gocë shumë po me lodhte,djersë e lot më shkonim lumë.

Të nesërmen se vështrova fare,bëra të kundërtën që doja,

në dorë mbaja një cigare,por ta ndizja, s’dëshiroja.

Duke ndenjur ashtu ulur,shikoj një hije të afrohet,

kthej kokën të shikoj,por c’tju them ,s’do t’ju besohet.

Nuk e besova edhe vete,fshiva sytë mos isha në ëndërr,

jo ,kjo ishte e vertetë,përher t’parë,mendoj veten dhëndërr.

Po qëndronte përball meje ,kokën ulur e vështrim n’tokë,

sa shumë gjëra kavërdiseshin ,atë cast në timen kokë.

Menjëherë sa i hodha dorën,ngriti kokën po m’shikonte,

sapo i pashë fytyrën ,rrëke loti i pikonte. Cfarë ndjenje po përjetoja,desha t’flisja po nuk fola,

lumturija më kish dehur, sa shumë gjëra doja ti thoja.

Ashtu ndenjëm për një cast, të dy n’këmb e pa folur,

sa e kisha prit kët moment,për këtë shumë isha lodhur.

Kështu vazhdoi historia,ditë përditë ne u takuam,

njëri tjetrin shumë e donim,sa shumë ne u lumturuam.

Shumë shpejt u fejuam,ditë të bukura po kalonim,nuk lam vend pa shkuar,sa shumë këtë po e shijonim.

Martesa jonë ishte model,kishim ftuar shumë dasmorë,

cdo gjë thuajse kishte lezet ,si me i pas rregullu t’gjitha me dorë,

Njerëzit kënaqeshin e kercenin,gotat ngrinin e cukisnin,

shënd e vere e buzagaz, ngrinin urimin për ciftin.

Kështu vazhdoi deri n’agim,me gëzim e me hare,

pika kulminante qe,kur doli cifti në valle,

u prish rregulli e vazhdimsija,kur në valle hyn shoqnija.

Nuk mbaj mend e dogjën fare,më shumë se dy ore në valle.

C’tju them për vazhdimin ,jemi shumë të dashuruar,

kujtojmë gjithë rrugëtimin tonë, më shumë se të përmalluar.

(historija e njohjes me bashkeshorten time)

Urim Mezini Torino Itali