Valë entuziazmi në Kërçovë-Shefik Sadiku


Hapi i parë që nga Kopshti fëmijëror.

Java e parë e muajit janar të këtij viti, 2024, na lindi spontanisht (vetvetiu) një bisedë me zonjën X e cila u shpreh kështu: Unë flas gjuhën sllave, kurse gjuhë shqipe e di pak, por e adhuroj me shpirt. Kërkoj ndjesë.

Nuk patëm mundësi që ti largohemi bisedës me zonjën X që e kishte mbresë të pashlyeshme, plagë në shpirtin e saj.

Rrëfimi i zonjës X filloi kështu: Neve si pakicë përpara na thoshin “TORBESHË”, pastaj kur u mëkëmbë kjo Maqedoni filluan të na quajnë “Makedonski muslimani” dhe assesi nuk kishim hapësirë për tu deklaruar ne vet ashtu siç duhet shqiptarë, sepse politika sllave bënte asimilimin total.

Në rregull, iku ajo vala e urrejtjes.!

Me rënien e komunizmit sikur filluam të marrim frymë, por JO atë frymë të shpirtit tonë por është sjellur enkas kundër asaj që nuk është sllavomaqedone, por për ne sidomos “Torbeshët” ndodhi nga shiu në breshër.

Ne si pakicë që kemi mbetur edhe sot jemi të llahtarisur, na sollën gjuhën turke ku ne asnjë fjalë se dimë që është e drejta në Kërçovë nuk flitet gjuha turke dhe jemi në hall, turq me bateri.

Për të mos e zgjatur më shumë, unë për veten time thotë zonja vendosa dhe nuk jam gabim, por e bindur jam se ka edhe të tjerë që e kanë të njëjtën plagë.

Kemi bërë hapin e parë dhe e kemi borxh ndaj fëmijëve tanë që tu tregojmë se vala e entuziazmit tek ne është e pa plotësuar.

Dëshira e çdo njërit është e drejta e tij shpirtërore, sepse ne i përkasim një gjuhe e cila flitet 8 mijë vjet më parë dhe është shtylla e çdo gjuhe në Evropë e më gjerë, kjo është gjuha shqipe.

Dua të mbetem ajo që duhet të jem dhe jam krenare sidomos për fëmijët që ta bëjnë hapin e parë të mbarë për ta mësuar një gjuhë të moçme me plot thesare e të fillojnë që nga Kopshti fëmijëror dhe në vazhdim për shkollim për ta mësuar gjuhën shqipe që e kemi detyrë morale shpirtërore.

Më besoni se ndjehem shumë e kënaqur kur më thotë djali në shqip: Mami keni përgatitur për të ngrënë, bukë më hahet.

Ky ishte një takim i rastësishëm, por me plot emocione të thella ku duhet ta bëjmë zgjimin e vetëdijës kombëtare.

Respekt

08.01.2024

Kërçovë