Vargjet e poetit Peshwa Kakayi në gjuhën shqipe-Përktheu Angela Kosta


Poeti Peshwa Kakayi ka lindur më 19 prill 1984 në rajonin Qaladze, Kurdistan të Irakut. Ai është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Sulejmanias. Peshwa shkruan në shumë revista letrare në Kurdistan. Deri tani ka botuar 8 libra me poezi.

Veprat e publikuara:

– Mbetja e frymëmarrjeve (Përmbledhje me poezi – 2008)

– Unë jam rojtari i luleve (poezi – 2011)

– Kopshti – Dashuria jote (Poezi – 2015)

– Nga shtëpia e tezes Khunche, shkova tek dhëndri Saeed (Prozë – 2017)

– Letër amerikane me shijen e poezisë (roman dhe poezi – 2018)

– Afrika dhe toka me shijen e poezisë (poezi, proza – 2018)

– Kozmologjia (Poezi – 2019)

– Rindërtimi i dritës në kthimin e Zoroastrian Ahmed Mala (Meditim – 2020)

– Rruga e pavdekshme (Libër me poezi – 2021)

UNË DUA TË JEM BIRI I NATYRËS 

Unë dua të jem biri i natyrës

Për plagë të thella, as tek mjeku im nuk shkoj

Ky mjek

I vendosur në botën e jashtme të botëkuptimit tim

Të cilin duhet ta respektoj.

Ndaj duhet të largohem prej tij 

E të kërkoj shpirtin tim.

Dua të lartësohem njësoj si një pemë, por për hije

Ashtu si rrënja ngul vetveten brenda tokës

Për avullimin e erës së tokës përreth

Nuk funksionon mjegulla në mal me melodinë “Shimshal”, nuk duhet të përzihet midis reve.

Cili është përfitimi i flladit? 

Nëse ai trishtueshëm vallëzon brenda syve të mi

Mos i lini gjethet nga dehja në rrugën e lumenjve.

Por flladi, është një instrument muzikor tradicional

Zoti me fjalët tona lodron

Dhe i vendos në një linjë muzikore.

Flladi lind nga një përshpëritje ajri

Në vend të përthithjes, 

Ai me zhurmën ështe i zënë

Ndaj drejt tokës vrapon

Vaet me thonj për dashurinë e reve.

Para se të lindnim, me çiftëzimin ish i zënë

Tre gjëra solli në botë: borën, breshërin dhe shiun

Shiun nën ombrellën aq të butë

Gurit i pëlqente të shkrihej nën të.

Derisa njeriu erdhi në botë

Prej tij mësoi dhe shmangu mizorinë.

Kur pa breshrin,

Ai u ndie më larg shpirtit 

Por bora, me gjithë atë butësi

Nuk mundi të qetësonte budallallëpsjen tonë

Unë dua të jem biri i natyrës.

Kur isha i verbër, një pikë shiu m’u fut në sy

Kur u plagosa, plagët e mia mbështolla me gjethe.

Kur dora ime u thye, 

Teksa po shartoja një degë druri

Në mënyrë që shkrimi im të mbesë i ripërtëritshëm.

Kur të më bien flokët, 

Nenexhik mbillni në kokën time

Kështu që në vend të djersës, 

Aroma e mirë do të përhapet 

Kur të shurdhohem, në det më çoni 

Dy guaska m’i vendosni në vesh 

Kështu të paktën valët do të lëvizin tek unë.

E kështu unë do të jem biri i natyrës.

Kur borziloku kthehet në fisin e nenexhikut

“Mentha pulegium”, 

Të cilën askush nuk e ha të freskët,

Kur të mpaket, lartësia e saj s’do të rritet 

Do ta thajë të njëjtën ‘Mentha pulegium’ e vjetër

Pra ejani të jemi e vetmja natyrë 

Paqen ta përhapim!

*Shimshal është instrument muzikor kulturor kurd i cili i përket llojt të flautit.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese