Fjalë të pathëna
S’di ç’ke kuptuar
Këtë herë nga unë!?
Sepse vetëm ti do të mund të kuptoje
Furtunat që më vlojnë përbrenda.
Ato që kam kaluar…
Lexoji heshtjet e mia.
Shiko përtej asaj maske prej fodulli…
Atëherë do të më zhvishje shprtin,
Mbëshjellë nga mëdyshjet
E sido qofshin, në zemër mbylli.
Po më e lehtë do të ishte
Të nisja nga frikërat e mia.
Të të tregoja çfarë kam në zemër.
Të të thoshja
Sesi nga vështrimet e tua intime,
Merr jetë buzëqeshja ime.
Të të rrefeja se mendimi për ty
Është aq përvëlues dhe mbytës,
Sa ia mbyll portat edhe frymës.
Shihmë përmes syve të mi
Dhe nuk do të kesh nevojë
Të mbyllesh as brenda zemrës tënde…
Brenda asaj që është e shqetësuar si vetë bota.
Një botë zhgënjyese, vrastare.
Një botë që po shkon drejt venitjes mëkatare.
Dhe këtë s’mund ta kundërshtoja…
Me ç’forcë?
Do mund ta gjeja?
Sa shumë doja!
Por, edhe nëse forcën vëretet nuk do ta gjeja,
Do të shurdhohesha ndaj zërave
Që më mbyllin horizonte…
Dhe këto netë të ftohta dimri,
Ngulur do qëndroja…
(Krijesë e bukur)
Vetëm mos të harroja ty
Që zemrën dhe ëndrrat s’m’i ke humbur.
