Vaso Papaj:Profesor i dashur!


Profesor i dashur!
Profesor i dashur! Kam kohë që t’kujtoj,
Si duket provimet kurrë s’do t’i mbaroj.
Kam mbetur në vjeshtë e nga vjeshta s’dal,
Filmat me kujtime më janë bërë njё mal.
Të kujtohet Ari, nxënësi më i mirë?
Ai që na ndihte në ditë të vështirë?
Sapo më ka shkruar, sot është i papunë.
Ka një vend te tregu, në shi e furtunë.
Eh, kjo koha jonë, qenka kohë pa emër.
S’i dashka të mirët, i përçmon, s’ka zemër.
Ke të fala shumë, të kujton dhe ty :
“Ah, matematika! Një dhe një bëjnë dy.”
Profesor i dashur! Të kujtohet tjetër :
Kino “Iliria “, në lagjen tonë të vjetër?
Me Artën përqafuar në radhën e fundit,
Më skuqej fytyra si djalë i katundit.
Nuk e di dhe Shpresa, seç ka një problem
Kam dëshirë ta shoh:” Më fal!” un’ t’i them.
Ishin kohë rinie, kohëra pa timon.
Çdo trill dashurie, siç vjen edhe shkon.
Me një barkë peshkimi u nis fati i saj.
Thonë ka shkuar jasht dhe rrit kalamaj.
S’jam i qartë akoma, në më mban mëri…
Unë kam qenë atëhere një djalosh-fëmi.
Sa i donte filmat, histori me trima.
Borën, poezitë, zogjt’ me cicërima…
Po vrapimin tonë, zilja kur dëgjohej,
Shkallëve si rrebeshi, askush nuk frenohej?!…
Për të bler’ te kioska byrekun e radhës,
Ngjesheshin e shtyheshin çunat tan’ të klasës…
Ç’kemi për të pritur e ç’ka mbetur tjetër?
Ëndrrat, brezit tonë, i mbetën në letër