Venetike Cako:Puthje në gushë


PUTHJE NË GUSHË

Në xhepat e shpirtit të kërkoj,

Hap një portë e nuk të gjej,

Të gjitha portat i kontrolloj,

Ku je fshehur, të lutem zë me bëjë.

Me çiltërsinë e tij shpirti të kērkon,

Kujtimet tona shtëpinë m’kanë mbush,

Një foto në sirtar seç më kujton,

Ndoshta, të parën puthje, dhënë në gushë.

Ëmbël dëgjohet, kur bie një kitarë,

Zë bilbili ndjej, ardhur nga larg,

Vjen më mbledh vetmisë këtu, ku jam,

Sa shumë djeg malli, pikēlluar ne vargë.