NATË DIMRI NË FSHAT
************************
Dimrit lëngjet flenë
Flenë.. bubat nga Trojet
Cinxujt dru kanë zënë…
… boshatisur hojet.
…
Kanë rënë dhe gjethet
Të pataksën
ëndrrat.
Kanë zbritur nga Trepet
E këndojnë thëllëzat.
…
Buzmbrëmja e vrëjtur.
Nga Qafa të grinë.
Thithakët pështëjtur.
… dhe gurët mbërdhin.
…
Të imtat rënduar…
Zhap’e gjirit bosh.
Cjepët qafëholluar.
Brirët… të shëndos.
…
Nata faqen nxinë.
Napën hedh mbi fshat.
Rrugët mërmërin…
Çkulen pak e pa.
…
S’duket më Buxhaku
… e venitur hëna.
Ftomë bie oxhaku.
Qajnë drutë e njëm.
…
Çjerr heshtjen e ftohtë.
Kolla-shkarp në grykë.
Çpon natën një zog…
Bufi zverdhon sytë.
…
Turfullin një kafshë
.. mbetur në të shkretë.
Një dritë bën masë.
Se s’ngopet koren.
…
Akrepat puthitur.
Mesnnatë shënojne.
Zorrët dhe uria.
Betejën fillojnë.
.. .
Bén rokadën dhelpéra
kthen thëmbrën nga maja.
I kish shuar flama.
…pulat e mëdhaja.
…
Shkurton perimetrin.
Qëni brenda shtratit.
Veç për mjaullimat.

Është “sezon i mjaltit”.