Veshi-Bilbil Murataj


VESHI

Ashtu si hundë, gojë dhe sy,

Veshët tek njeriu janë njëlloj të dy.

Mund të jenë të sheshtë, mund të jenë me rrathë,

Por kurrë njeri më i vogël e tjetri më i madh.

Ka edhe raste, kur mund ta kesh prerë,

Por kjo s’ndodh gjithmonë, vetëm rrallëherë.

Rrallë herë ndodh që të presësh veshin,

Por të tjerët, prapëseprapë, me ty do të qeshin.

Me veshët njeriu dëgjon se ç’thonë,

Dëgjon rrebeshet dhe kur gjëmon,

Dëgjon zhurma të çdo lloji,

Dëgjon dhe kur zogjtë cicërojnë.

Dëgjon kafshë, shpendë e ç’janë mbi tokë,

Dëgjon dhe mizën, kur i ulet mbi flokë.

Pra, veshi dëgjon shumë gjëra,

Por duhet t’i mbajë sekret të tëra.

Kur njerëzit bisedojnë në tavolinë,

Veshi i dëgjon me shumë durim.

Veshi dëgjon dhe kur plane bëjnë,

Dëgjon dhe ata që kërkojnë të drejtën dhe s’e gjëjnë.

Veshi dëgjon edhe valën e detit,

Dëgjon dhe ata që bëjnë pazare në zyrat e shtetit.

Veshi dëgjon dhe ata që shprehin dashuri,

Veshi dëgjon dhe kur flitet për tradhëti.

Veshi i dëgjon dhe u vë kapak,

Kurrë llafin e keq s’duhet ta përhapë.

Të gjitha shqisat i duhen njeriut në jetë,

Veshi dëgjon dhe goja flet,

Hunda nuhat e syri shikon,

Të gjitha shqisat janë prona jonë.

I kam mbyllur për të tjerët shqisat e mia,

Duke mos parë çfarë bën, sheh e flet njerëzia …