Botë e dëshpëruar.
Ahh, moj jetë, moj jetë vrastare
Pse na jep gjithë këto halle?
Herë më çon në kodra, male.
Herë më ndez me mijëra zjarre.
Herë më çon nëpër fusha
E më ndez zjarre të prushta.
Ditë tjetër harron fare.
Dhe më shuan ato zjarre.
Sa shumë halle dhe mundime
Po kalon moj botë e madhe
O moj jetë e shkurtër fare ,
Mos i lër njerëzit në halle!
Se kjo jetë nuk ka kuptim
me sëmundje e mërzi .
Ka dhe shumë epidemi.
Mbylle njerëzit në shtëpi.
Ju dhe moj mësim të ri
pa shumë punë s’rron dot njeri.
Ah, moj jetë të qofsha falë!
Jepi botës udhë të mbarë!
Hiq sëmundjet e varfërinë!
Mbill në popull dashurinë!
Se nga njerëzit ka ikë fare
mbyllur zemrat nëpër zjarre.
