“Viza  amerikane….”Spasse   Thanasi


Makthi  i  një  historie  të  shqiptarit fatëkeq në “magjinë” e Amerikës, sipas  rrëfimit  të  rrallë të Shefqet Mekos ku dramaciteti i personazhit Artan  Pojani  kthehet në  poezi !…

………………………NGA  SPASSE   THANASI

1.Mosdhënia  e  vizës, ëndërr  e ndërprerë !…

Një  pritje e gjatë

Me dalje  dëshpëruese

Nga Ambasada e Kontinentit të madh

Në  rrugën  e  Elbasanit

Artan  Pojani  ndjente  trishtimin  shpresë – humbur

Për  fatin  e  vizës  amerikane….

Me shikimin  nga Bulevardi i madh

Sytë  i mbetën të  përhumbur

tek monumenti madhështor i Skëndërbeut

I kishte kthyer kurrizin

Shikimit të tij të ankthshëm

Siç e pat refuzuar  edhe Amerika atë !….

  • Pse nuk më dhanë  vizën ?
  • C’të kenë  vallë  me  mua  amerikanët ?
  • Mos vallë u ngjaj  me Ajshtajnin ?….

Vetëm  numura  dhe ekuacione

U kam mësuar  nxënësve të mi !…

Si  llavë  vullkani

I ndizej  zemra  brenda  vetes

Vështronte  godinën  simbol të Universitetit

Hidhte  hapin poshtë  nëpër bulevard

Në  mendje  i  vinte  thënia e një miku :

  • “Italia e  ndërtoi  Tiranën

Dhe nga fshat e bëri qytet !….”

Atë  refuzim  vize

Artan  Pojani  e  përjetoi  thellë  në shpirtë

I  dukej  ngatërrim  dokumentash

Si  ngatërrimi  i  bebeve  në  Matarnitet…

Vetëm  zhurma  e  bletëve  punëtore

Ishte  simfonia  e  punës  së tij

Mendimet  i vrapojnë  si të  tërbuar

Si  saga  e  një  historie  mes  dy  oqeaneve :

  • “Me  mua  kanë  gabuar  rëndë

Më kanë  pushkatuar  në  shpirtë!….”

Dhe  çapitej  kjo  dramë si “gjynah  i  parrëfyer”

Cast  tallës  i  bletarritësit me  ambasadën

Dhe hidhte  në mendje  shënime të koduara

Si  kodet e Da Vincit, që  Bota

ende  vret  mendjen t’i  dishifrojë…

Ëndërr  e  ndërprerë  brutalisht

E  quante ai  mosdhënien  e  “VIZËS…”

Dhe  përsëri  bluante  në  mendje

Një  kaos  nostalgjik prej  vitesh

“Amerika  është magji e Zotit”

Si  për  çudi

Amerika  i  dukej  gjithashtu

E  largët, e ftohtë

Si  xhandari  ndërkombëtar i dikurshëm

Në  mendje  përsëri  shpresa

“Do ta gjej  rrugën  time !”…

2.  Rrëfimi i shqiptarit  “pa  dokumenta”….

I sinqertë  e  dëshpërues

Në  rastin  e  denancuar  në  media

-“ Amerika  u  bë  han  me dy porta…”

U ndje  fortë  abuzimi me sinqeritetin perëndimor

Fjalimi alegorik i shqiptarit

I hyrë  ilegalisht  në  Amerikë

Ngjalli  kërshërinë  gazetareske

Me të vërteta  tronditëse për publikun

Lajme  të dhimbshme  e  komente lemeritëse

Nga  shqiptari  i  përhumbur  mes frikës e shpresës

  • “Drejtësia  në Shqipëri  mbetej  një  plakë

  Që zvarritej  e  koruptohej

  Në  çdo  qelizë  të  saj…..”

Artan  Pojani  nuk  shihte  asnjë  shpresë

Asnjë  dritë  përtej  erresirës  së  tunelit

Ku  treni  shqiptar  i  paskomunizmit

Ecte, ecte  rrakatin….

Në  atë  sallë mediatike

Artan  Pojani  në  Amerike

 me  një  rrugëtim  të  mundimshëm

ishte  thjeshtë  njeri  “pa  dokumenta”

i  jashtëligjshëm

Aty  ku  flitej  për  ligjin

E  të  drejtat  e  njeriut”…

Përball kishte  gjithë  Botën

Gjithë  kombet  anemban

Një  rrebesh  emocionesh  pambarim!…

Fjala  apo  dollari ?

Ky ishte  “fjalëkryqi”  i  ditës

Që  e  solli  në  Amerikë

Plot  shpresa  e  sfida !….

3.  Vizat, biznesi  i  parë….

Tronditja  ishte  si një  tërmet

që ndihej  deri në Uashington CD

Koha  e  vizave  nga Gogo  Perculla

si  gjueti  lepujsh

Pazar  në  ndarjen e  rrushfeteve

ishte  kasaforta e veçantë

nuk  gjendej  çelës  për  ta  hapur….

Janë të gjithë  njësoj

egërsira  të parasë  nën  tavolinë

Mbi  200  milion  dollar  projekte

që fillonin  nga  disa qinda  mijë

deri  te  shifra  astronomike !….

Ishte  krijuar  një kod  i  heshtur

cili  duhej  të  jepte pa lënë ‘gjurmë”

sa  duhej “bakshishi”  të  ishte

i  paverifikueshëm, i pakontrollueshëm…

Vetë  tregu  i  lirë

kishte  zhdërvjedhësi  e  menaxhim

Shqipëria  një vend i Ballkanit

ku çdo gjë ishte kthyer në plaçkë tregu

si tezgat e dikurshme në Greqi

çelësi i suksesit tek bota e pafund  e parasë

Siç thoshin  matematikanët

“ Një plus  një – bëjnë tre !….”

çdo  gjë  konvertohej  në  numra pafund

drejt infinitit të famshëm !….

Makthi  kishte  zbritur brenda tij

përplasja e madhe në Amerikë

Një  shqiptar  ilegal

kishte rrëfyer me  zemëratë

 te  zyrtari i lartë i Emigracionit

pastaj….

kishte  gjetur vdekjen në atdhe !?…

4. Shpirti  i  padritë !….

Tirana  po  buçiste

nga debate  dhe  ekspertiza  analistësh

llafazanash  të të gjitha ngjyrave

Tmerr dhe  shpërthim  fjalësh

nga më të padëgjuarat

në  mediumet  shqiptare

Tentativa  vetëvrasëse e Artan  Pojanit

kishte ndezur  fantazi të çuditshme

nuk  kishte më

as ideale, as ëndrra  atdhetare

Djalli  dhe Fati

sikur vallzonin  brenda atij shpirti padritë!…

Leximi i Novelës“Viza Amerikane” më pluskoi, më ngacmoi  mendimet, më trazoi  njëkohësisht  në shpirtë  me  një  tragjedi  që  pothuajse e  ka  përjetuar  çdo  shqiptar !…Tregëtimi i vizave  si “plackë  tregu”  si  në  çdo  vend  të Ballkanit,edhe në Shqipëri  u  bë  një  histori e trishtë, një  fenomen  korupsioni  galopant  që“shpërtheu” si  tritol  zyrat  shtetërore, qeveritare  dhe  nënpunësit  e   ambasadave  ku  hallka e zinxhirit  të  korupsionit  vazhdonte  si  një  vagon  treni  pambarim…Këtë histori  të  Arjan  Pojanit, viktimës  së  “vjedhjes së vizës”,  autori  brilant Shefqet Meko e ka ndarë midis Shqipërisë(Tiranës)dhe Amerikës  (Uashington CD) në  mënyrë  tronditëse  me “valën e korupsionit”  që  çante  ujërat e Oqeanit  dhe  kthente “dinjitetin” e  njeriut  në  para  e  dollar !…