Këtë mëngjes të bukur vjeshte
Dola të ecja si zakonisht,
Qielli duket i pastër pa asnjë re,
Fryen erë e leht me freskinë e vjeshtës.
Eci, shikoj dhe lumturohem
Me këto dukuri fenomenale,
Me gjërat e bukura rreth meje
Dielli rrezet e ngrohta i ka lëshuar.
Eci, eci dhe jam thelluar në mendime,
Çdo ditë vërej ndryshimet e natyrës,
Duke i marr ngjyrat e ylberit,
Natyra është një mrekulli.
Mbi barë bien gjethet duke u dridhur,
Duket si një tapet ngjyrash ylberi,
Era loz me gjethe thuajse hedhin valle,
Era lozë me to dhe flokët e mija.
Shumë pemë me fruta anës rrugës,
Kishin rënë mbi barë, dukeshin si topa të kuq, shumë të bukura,
Ato i ha ndonjë kafshë e egër, apo ndonjë insekt!
Besa Januzi-Rexhepi
Michigan!
