Zemra dhemb!Myzafer Ejupi


Myzafer Ejupi

Frymë dot nuk marr..

Mezi dal dhe eci…

Kokën lart s’e mbaj…

Më vjen turp…

Të mendoj dhe asgjë mos të ndryshoj…

Ndoshta ky është fati im…

Të jetoj vetëm me mjegullën e të kaluarës…

E të ardhmen mos ta ndjek…

Por të humbas në rrugën e trazuar…

Zemra dhemb…nga inati…forc s’kam…

Zemra e lënduar…e pa mbrojtur…

Goja nuk flet si më parë…

Sytë trishtim reflektojnë…

Ku mbeti dashuria e kujdesi?

Gjithçka u shua…mbetet hiri i kujtimeve…

Hi mbi zemrën time…