Zëri i një sorkadheje-Jana Tafilaj


Zëri i një sorkadheje,

Vjen nga një rrëzë mali,

Nisem drejt saj,

Ta pyes, si e ka hallin?

Vrapoj mes atij pylli,

Në udhë që s’kalohej,

Por zëri i sorkadhes,

Sa vinte e largohej.

S’ndalova të kërkoja,

Si i marrë nëpër pyll,

Nga këmbët u lodha,

Për sorkadhen si yll.

U ula të shplodhem,

Pranë një bregu lumi,

Pa kuptuar fare,

Se ç’më kish marrë gjumi.

Ishte natë dimri,

Dhe frynte një erë,

Bënte shumë ftohtë,

Unë gojë kisha prerë.

Strukur pranë një trungu,

Gjumi më kish marrë,

Më doli në ëndërr,

Sorkadhen kërkoja ,

Në dritën e hënës !