Zgjatë dorën-Ela Zdrava


Kur dhimbjen tende ta shohin,

e ne zemer s’iu hyn asnje gjembe,

do t’ia ndjejne peshen sa te ngordhin,

kur shpirti i vet t’iu dhemb.

Kur buzeqeshjen tende te perenduar,

dhe trishtimin tend te veshin,

do thyhen copash te harruar,

do te kuptojne lotin e syve te tu, qe qeshin.

Jeta ka dimer dhe pranvere,

pertoke neser mund te biesh ti,

pa meshire mund te mbyllet cdo dere,

ndaj zgjat doren o njeri.

23/08/2004

Vellimi poetik “Jeta eshte e jotja”

©2004 Ela Zdrava