Zot pak…Suzana Rama


Pak dritë Zot, pak dritë,

se ç’nuk po na shohin sytë,

për këtë shekullin e ri,

ku janë rritur babëzitë,

e si dikur s’ka më vëllazëri,

kur dhe ujku u kthye në dele,

ndërsa njeriu po ha njerinë.

Ku shthurjen e mendojnë liri.

e ku turpi e ka ulur vlerën,

kur përveç makutërisë,

dhe ç’nderimit i hapën derën,

se ka plasur cipa e ballit,

shkon vjehrri te nusja e djalit,

kur vajzat për shiten pak lekë…..

Meshkujt morën udhën e djallit,

kur dhe në familje s’ka më besë,

se burri ndaj gruas është çakalli,

e çdo gjë shihet me interes,

kur i pangrëni po hiqet zvarrë,

që i kamuri shpirtin t’i marrë,

dhe njerëzimi nis të vdesë.

Të lutem zot pak dritë,

s’ka më edukatë familjare,

s’përdoren më fjalët magjike,

s’ka më relata shoqërore,

në këtë fanfarë demokratike,

janë kthyer mëndjet në asgjë,

luftojnë vetëm për karrige.

Qoftëlargu e ka fshirë mirësinë,

në dy ,i treti bëhet larvë,

t’ja prishe njerëzisë qetësinë,

e kështu nuk ka vlerë kjo jetë,

ta merr tjetri vetëm për borxhin,

hakmarrja si në mesjetë,

se sundon zuzari dhe horri.

Të lutem zot i gjithësisë,

vëndose dorën mbi zëmër,

gjithë kjo e keqe, histeri,

duhet të shuhet patjetër,

plaga e hapur të dhëmb,

vër’ dorë të lutem, mjekoje,

largoje zullumin nga ky vënd,

dhe farën e keqe ndëshkoje…..