Zyba Hysa:Farëzat e Dashurisë…


FARËZAT E DASHURISË…
FEMRA, dhuratë nga PERËNDIA,
Ka mbrenda shpirtit farëzat e dashurisë,
Gjithë jetën është në kërkim,
Shtrati të ngrohtë me gjetë,
Për t’i mbjellë ato fara,
T’u shërbejë po vetë,
Të celin,
Të blerojnë,
Të lulëzojnë…
Me aromën e tyre,
Mashkullin ta BURRËROJNË!
Shekujt barbarë e shprishën shtrat – shpirtin,
Në to mbollën epshet shtazarake,
Të cilat e trembin GRUAN,
Të lëshojë farëzat hyjnore…
C’fatkeqësi për njerëzimin!
Shkatërrimi i këtij shtrati të meshkujve,
E shpërfyturoi dhe i hoqi mundësinë,
Për të qënë BURRA,
Ndërsa femrës i thau shpirtin,
Dhe i hoqi rolin HYJNOR,
Për të mbjellë dashurinë!
O NJERËS,
Sa koha të ketë fshirë mundësinë,
Për të qenë njerës,
Krasitni mbrenda vetes ethet e mishit e të gjakut,
Punojeni qilizmë shtrat – shpirtin,
Që farëzat e dashurisë të kenë mundësi,
Të mbillen e të celim DASHURI!