1 Maji – Dita e punëtorëve-Aziz I. Ahmeti 


Tetë orë në ditë sot punëtori punon

Pa menduar askush paga a i mjafton

Të drejtat e punëtorit shkilen për çdo ditë

shumë në sektorin privat, edhe në atë publik.

Kush ua qan hallin klasës tonë punëtore

Kanë mbetur punëtorët të lënë pasdore

Detyrohen të ikin, ta lëshojnë vendin e vet

Detyrohen të punojnë në ndonjë tjetër shtet.

Shumë të rinj e të reja vendin e kanë lëshuar

Për një punë më të mirë, më shumë për të fituar

Si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria

Për ditë e më shumë, po ik, po ik rinia.

Për këtë Një Maj s`ka kuptim për të festuar

Kur kushtet për punë e për jetë nuk janë krijuar

Ngriteni zërin, punëtorë, dilni e protestoni

Të drejtat tuaja të pamohueshme vetë duhet t`i kërkoni.