16 Vjet Pavarësi-Jashar H Selmanaj


1.

Stuhi dhe zjarr shkrep rrufeja

U tundë termeti në gadishull

Ah, s’ ka qetsi e zbehet hareja

Dardania nën ujë, sikur ishull.

2.

Natë erresirën e sjellë armiku

Vatra e jonë se ndezi zjarrin

Në tokën tonë zuri vend miku

Bishat e egra e hapin varrin.

3.

Nën thundrat nderkombëtare

Liri gjysmake shkelqen qielli

Po cenohet e drejta kombëtare

Për ne kur ka më lindur dielli.

4.

E presim më shekuj një dritë

Gadishulli ilirik varr i hapur

Errësira e huaj të del në pritë

Botë, mafia politike e kapur.

Jashar H Selmanaj🇦🇱🇦🇱