3 tregime-Petraq J.Pali


• Petraq J.PALI

=============

“K O S O V A R J A”

(mbi ngjarje te jetuar !)

Gusht-Dhjetor 2011

ne Qeparo _VIRXHINIA

K O S O V A R J A

Mery

______________

Kosovarja ishte po thuaj fill e vetme (me nje vajze) dhe banonte ne qytetin tim.

Nga një dashuri në adoleshencën e saj ajo kishte lindur një vajzë me të cilën ishte lidhur pazgjidhshmërisht.

Kosovarja, ishte infermiere në pavionin e Otorinologjisë ku sherbente mjeku më në zë në Republikë dr Sofokliu, i cili studimet Universitare dhe ato të specializimit i kishte kryer ne Zvicër.

Mery, e kishte emrin infermjerja jonë e cila njifej si një nga gratë më të bukura dhe nga më të shkelqyerat e qytetit, qoftë nga bukuria e saj që të verbonte, qoftë nga sjellja, me atë fjalë të ëmbel që të shëronte kur e shqiptonte atë gegërishten me atë finesë e ëmbëlsi të pa dëgjuar ndonjë herë gjë që bënte shumë përshtypje nga anët tona,apo nga veshja që ndriçonte kur shkonte rrugës, gjithmonë veshje provokative dhe shumë sportive.. me një trup prej atleteje,dimër verë vishej me xhinse me atlete të bardha, me bluza të holla dhe rrallë e ndonjëherë mbante një kapardinë treçerekse me ngjyrë blu mbi to !

Gjoksin e mbante përherë jo fort të maskuar.

Apo në spital me ato futa të bardha kristal që shkëlqenin si dëborë e bjeshkëve.

Ishte grua me karakter shumë të lartë.

Me pak fjalë ishte një Yll në atë qytet.

Vajza, e saj po rritej nga dita në ditë dhe po i ngjante të ëmës në të gjitha drejtimet, e bukur, e zgjuar e shëndetshme dhe e shkëlqyer në mësime, se thotë mirë ajo shprehja e urtë popullore… bëmë o mëmë të të ngjaj!

Me thënë të drejtën, Meryn,e lakmonin shumë burra në qytet,qofshin këta beqarë apo të martuar,intelektualë apo njerez të gjitha shtresave të shoqërisë,le të ishin këta edhe pushtetarë,se ajo ishte e bukur,ishte e zgjuar,ishte intelektuale,e pastër por mbi të gjitha ishte edhe grua pa burrë.

Dr, Sofokliu, siç edhe thamë ishte një mjek i shkëlqyer, por ishte në shënjestër të pushtetit si njeri me studime të kryera në “perëndim”dhe si i tillë duke ditur frikën e “bishës” nuk kishte krijuar kurrë familje, ishte meso burrë rreth të 55 esave.

Doktori ishte burrë i pashëm, shumë serioz dhe tepër i kujdesshëm nga rregjimi dhe ‘kalecat’ e tij, me pak fjalë ruhej si delja nga thimjami, ishte tepër korrekt dhe tepër i saktë në diagnostikimin e sëmundjeve si edhe në operacione, një njeri human dhe specialist me nam, respektohej nga të gjithë populli,qoftë për sjelljen e tij qoftë dhe për dijet ! Shërbente me shënjtëri të sëmurëve sipas betimit të Hipokratit !

Ndoshta, drejtoria dhe partia e spitalit andaj i kishin çuar edhe Meryn në pavjon të tij disa vjet më parë kur ajo mjaft e re ndoshta 22 vjeçe ahere, së bashku me foshnjën, i kishin sjellë në qytetin tonë, për të evituar ndonjë kërcënim të mundshëm andej nga kishte ardhur për hallet dhe peripecitë që ndoshta kishte hequr.

Asnjë dhe askush nuk mësoi kurrë të vërtetën e saj, e si mund ta mësonin kur ajo dinte vetëm të heshtte për atë ç’farë i kishte ndodhur ?

Ku dhe kurr ?

I dhanë një dhomë me qera në objektet e spitalit dhe kaqë.

Doktori, qysh kur Meryn, e emruan në pavjon të tij nuk e priti mirë, por as edhe nuk u ankua dhe as kundërshtoi,por përkundrazi i vuri detyrë vetes se dyshoi se mos ndoshta ishte diçka e kurdisur dhe shtoi”vigjilencën”,askurrë nuk e ngatërronte detyrën me gjëra private.

Kështu vazhduan disa vjet ose dekada bashkë,u miqësuan dhe kurrë nuk u ngatërruan në gjëra intime që do të ishte normale për gjëndjen e tyre të asaja periudhe.

Ndërsa qyteti me fjalët lart e poshtë ose me thashethëmet e zakonshme prisnin nëpër vite që Mery, të lidhej me doktorin se sikur edhe përshtateshin.

Gjë që nuk ndodhi kurrë.

Desdemona,rritej nën kujdesin fanatik të ëmës,ajo Mery, kurrë nuk neglizhonte për edukimin e saj,ajo, si askush nënë tjatër e shoqëronte kudo dhe nuk dëshëronte që vajza të kishte fatin e saj, të ngelej pa njeri.

Mery, e edukonte kaqë mirë të bijën sa Mona (se ashtu i thërisnin vajzën) me sjelljen e saj model dhe seriozitetin tërhiqte akoma më shumë vëmëndjen e qytetit.

Ajo, para një viti për fat të saj kur ishte ne vitin e tretë të gjimnazit kishte lozur në një film të kinostudios “Shqipëria e Re”me regjizorin e dëgjuar në rang kombëtar Damjan Gosti,i cili i kishte dhënë një rol të një vajze të braktisur nga i dashuri i saj ku kishte lindur dhe një vajzë…!

Mery, kishte kundërshtuar forcërisht që Mona të mos e loste atë rol, bile as të mos merte pjesë në film, por regjizori i mirënjohur kishte këmbëngulur deri në pushtet në rreth e më pas në qeveri që të bindnin të ëmën se përndryshe ajo, së bashku me të do të kishin pasoja. Tiparet që regjizori imagjinonte rolin e protagonistes filmit i përshtateshin Monës plotësisht, prandaj dhe këmbëngulja e tij ishte e madhe, ai kishte kërkuar një tip të “tillë” në shumë shkolla të mesme në të gjithë Shqipërinë, deri sa më në fund i ngelën sytë tek bonjakja.

Mbas shumë e shumë debatesh, Mery u konsultua vetëm e vetëm me doktorin mbasi ishte e bindur se ai ishte më i besuari i saj…!

Ndërsa Ai, me fjalë të mënçme dhe të matura e bindi plotësisht që Ajo, të jepte OK të bijës.

Dhe ashtu u bë. Ajo, do ta merte rolin.

Mbasi mori aprovimin regjizori, që Mona të merte rolin, i cili ishte kryesor dhe ajo do të ishte protagonistja e filmit…filloi t’i shpegonte me netë të tëra Meryt skenarin e filmit.

Një skenar që të llahtariste :

2

Mrika

____________________

Vajza e “filmit”,rritej në një shtëpi andej nga malsia me t’ëmën dhe gjyshen, mbasi hasmët i kishin vrarë të atin dhe gjyshin .

Ishin ngujuar për reth 19 vjet në kullat e tyre që ishin diku larg fshatit.

Ai fshat ishte i përbërë nga 19 shtëpi edhe ato pjesërisht të ngujuara dhe në luftë dhe hasmëri të plotë me njëra tjetrën.

Me përjashtim të dy tre familjeve që nuk kishin probleme të tjerat ishin në mëshirë të fatit.

Këto familje që nuk kishin gjak, përpiqeshin me sa të mundnin të ndihmonin familjet e ngujuara, nga të gjitha palët duke u sjellë sadopak ushqime apo pastërma për dimër ose ndopak bukë, krypë a sheqer ose hajë për bagëti .

Familjet e ngujuara që ruheshin nga njëri tjatri gjat ditës me shumë kujdes dhe me shumë përgjegjësi mereshin sadopak me bujqësi kur ishte koha të bënin nga ndonjë kokër patate apo perime sipas stinës, por gjithmonë ruheshin nga njerëzit e tyre të cilët bënin roje tek frengjitë e kullave gjat kohës ku njerëzit punonin,bile në rastin e shtëpisë vajzës, bënte roje gjithmonë gjyshja me nje maliher në supe,ndërsa nusja dhe më vonë mbesa punonin…!

Tmeri, frika, vuajtjet e asaja familje regjizori që ishte dhe skenarist i kishte thurur sipas realitetit të dëgjuar apo historive të ndodhura…!

Vajza e kësaj shtëpie, sipas skenarit, kishte hedhur shtat dhe ishte shumë e bukur, e zgjuar dhe shumë kapedane. Kur u rit, ajo mori frenat e drejtimit të shtëpisë dhe përgjigjej para burrave që vinin për ndihmesë nga ato familje që nuk kishin gjak.

Kaluan vitet dhe kjo vajzë, që donte dhe dëshëronte të shijonte bukuritë e jetës, duke kërkuar çdo ditë lirinë e saj dhe të ëmës apo të gjyshes fatkeqe, që kishte varosur edhe burrin edhe djalin e vetëm, hoqi çdo frikë, dhe doli e lirë me pushkë në krah pa ju dridhur qerpiku, një vendim që nuk mund ta parashikonte dot fatin.

Kanuni thoshte që nuk qëllohet mbi gra, por ndodhitë ishin të shumta që gjaku merej edhe mbi gra kur ishin sosur burrat !

Vajza, duke ndier që lirinë po e fitonte i mbushi mëndjen gjyshes dhe të ëmës që të largohej nga fshati, po si dhe n’çfarë mënyre kur frika e fanatizmi i asaja kohe të mbyste për tërë jetën ?

Gjithsesi, me ndihmën e një plaku të mënçëm e të dëgjuar dhe me kredo në pushtet nga ato familjet që nuk kishin gjak dhe ndihmonin të ngujuarit, u bë e mundur që vajza të regjistohej si vullnetare ne hekurudhën e parë, pa u identifikuar se nga ç’farë fshati vinte dhe si e kishte historinë.

Natyrisht, këtu kishin dorë edhe Pushteti apo Partia pse jo edhe sigurimi i shtetit, të cilët me një vendim “sekret”i ndryshuan të gjitha gjenialitetet dt- lindje vënd-lindje,emer babe,emer nene… etj.

U nis vajza drejt të pa njohurës duke e lënë në merak të madh edhe nënën edhe gjyshen por njëkohësisht kishte marë edhe uratën prej tyre.

_Të priftë e mbara Mrika, mos shkelç kurrë në udhë të shtrëmbër bijë i tha gjyshja.

_Lavdi të madhit Zot, Ai, qoftë me ty në çdo çast !

_Ndërsa e ëma kur e përqafoi i tha me lot në sy :

_Ah… bija ime po më largohesh syve, hallall gjaku i Tyt Eti, dhe i gjyshit Tat, po mujte mos e korit atë gjak, bëje hallall jetën po të ra kush më qafë, nanë Lokja (Lica) dhe gjyshja (Drande)janë me ty në cdo kohë.

Të bekoftë Zoti.

Vajza, qau me ngashërim dhe me zi u shkëput prej tyre.

Për gjithë një natë e për dy ditë rrjesht duke kaluar mal më mal e breg më brek, pa bzajtur fare, kaluar më dy mushka së bashku me plakun e mënçur e bujar Pjeter Simoni, mbasi kaluan dhe kufirin pa u ndier,kufi i thënçin, ja behën në qytet.

Aty, vajzën e morën në dorëzim do shokë të partisë dhe të pushtetit, natyrisht miq të tij, dhe me kamjona dhe më pas me tren e sistemuan në brigadat me aksionista djem e vajza nga të Jugut të Shqipërisë.

Mrika,u ambjentua shpejt me jetën e re dhe nuk vonoi të bëhesh shoqja e tyre më e mirë dhe më e mrekullueshme, por asnjëherë dhe askush katekorikisht nuk mundi të mësonte historinë e saj. Si dhe qysh mund ta mësonin kur ajo largonte çdo pyetje apo bisetë të tillë ?

Ajo, në këtë drejtim heshtte dhe nuk u jepte kurrë mundësinë të pyesnin apo të gërmonin për jetën e saj apo për të afërmit e saj…ajo sa herë e pyesnin sajonte lloj lloj bisetash të ndryshme sa shoqet e kishin pagëzuar me nofkën “magjistarja”natyrisht në kofidencë dhe në kuptim të mirë të fjalës,mbasi ato e donin shumë se ajo kishte edhe shumë të veçanta nga ato, e bukur po e po, e zgjuar sa s’ka më,seriozitetin sipas rasteve, fjalëpak, e pastër dhe me shumë vyrtyte si femër..apo mos ishte dhe hokatare, sa të gjithë tërboheshin për të…Mrika këtu e Mrika atje,ajo, punonte sa për tre aksionista dhe gjithmonë e për çdo darkë gjoksi i saj i stolisur dhe tash më i buavitur mbushej me S !

Shtabi dhe udheheqja e aksionit e kishte çdo ditë në zëmër dhe më të vlerësuarën.

Regjizori

_________________________

3

Regjizori, gjat asaj jave ja mori shpirtin Meryt, e thëriste për kafe mbas pune në shtëpinë e kulturës së qytetit dhe i tregonte shumë pak nga historia e Mrikës. Gjë që ajo shqyente sytë dhe kërkonte me shumë dhe më shpejt të mësonte këtë histori të re, por regjizori ishte i rregjur në ketë punë dhe jo pa qëllim e zgjaste rrefimin e “tekstit” apo të ngjarjes…!

Kishte net që Mery, e vazhdonte me intuitën e saj ngjarjen fantazonte, për ndonjëlloj ngjashmërie me jetën e saj, por kurkund nuk përputhej nuk kishte në asnjë detaj kthjellësinë e të menduarit për të se ajo e kishte jetën si mister të saj…gjithsesi rrëfimi i “tekstit” e vinte ne dyshim të madh aqë sa ju prish edhe gjumi. ?

Ai, “dinaku” regjizor herë herë e ndërpriste bisetën kur Mery kishte akoma kureshtje…të mësonte ngajrjen ai shpesh i thoshte asaj e duke buzëqeshur nuk mërzitesh ta….vazhdojmë nesër…?

Shpesh ja linte bisetën në pika kulminante dhe kur tregonte të detajuar historinë e vajzës në film, regjizori ndalonte e shikonte atë në sy dhe psikologjiste se sa dhe si e ndiente ose sa interesohesh për ngjarjen.

Mery, një ditë u mërzit dhe u besdis nga kjo, u konsultua me të bijën dhe duke marë aprovimin e saj, mbas një bisete të gjatë që bëri me të (me bijën) nuk i vajti në takim regjizorit, i cili të nesërmen i alarmuar dhe i fyer shkoi në spital për ta takuar.

Gati sa nuk u prish “kontrata”dhe po rrëzohesh çdo plan !

Kjo e shqetësoi pa masë atë.

Dr. Sofokliu ishte në operacion, dhe ju desh që regjizori të priste për dy orë rrjesht të dilte Mery që ishte dhe asistentja në operim bashkë me te.

Kur dolën nga salla, aty në paradhomë ishin mbledhur të afërt të sëmurës e së bashku me ta me çantë në dorë priste edhe regjizori.

Doktori sa e pa regjizorin aty me futën tërë gjak e përshëndeti me kokë dhe i dha të “kuptojë” atij, që asgjë nuk varet nga ai.

Ajo, ja kishte speguar doktorit vendimin, këtë… e kuptoi regjizori dhe ishte plotësisht i bindur !

Mery, as nuk e përshëndeti fare por bëri sikur nuk e pa duke prishur pak buzët dhe duke e fyer sadopak indirekt .

Kur dolën nga puna, i fyer në kulm dhe shumë i mërzitur me atë sjellje të cilën as që e priste, regjizori u mundua të zbuste sadopak zëmërimin e saj, por ajo e frenoi dhe i tha prerë.

Të lutem shoku Damjano,më lërë në punën time,nuk dua të dëgjoj më këtë histori,vajza ime duke u konsultuar po thuaj për natë me të, nuk do ta lozë atë rol kurrën e kurrës.

Pikë !

Gjej ndonjë person tjatër, ajo nuk mund të përshtatet atij roli asnjëherë, bile nuk dua të ketë rënie edhe në mësime,siç jeni në dijeni ajo duhet të ruajë mesatare të lartë të mari ndonjë bursë me vonë !

Arsyet janë tonat, Ju mund të ankoheni ku të doni, prandaj ju lutem më leni të qetë në hallet e mia.

Jam grua pa burrë dhe do të më vinte keq të më lakojnë emrin aty këtu për të keq .

Regjizori, shkapërdiu sytë dhe nuk donte t’u besonte fjalëve të saj, nuk e kuptoi ndryshimin dhe gati po çmëndej…!

Menjëherë i shkoi mëndja se doktori do të jetë bërë xhelos dhe ndoshta ai, kërkon ta sabotojë… “Filmin” !

Natyrisht, ai, ka ifluencë tek ajo…ata janë një, këto mendoi regjizori gabushëm në atë çast.

Ikën ditët dhe regjizori po çmëndej me të vërtetë, i ishte fiksuar që Mona duhet ta luante atë rol, bile nuk e mendonte kurrë këtë gjë dhe pyeste veten ku kishte gabuar me Meryn, e cila ishte zëmëruar kaqë shumë sa po i prishte planet, ai shpresonte që të fillonte sa më parë xhirimi se vajza përfundonte vitin shkollor e hidhej në maturë.

Xhirimet do bëheshin gjat verës aty nga malsia e në bjeshkët e saj dhe ishin marë të gjitha masat që të fillohej me grupin puna sa Mona të lërohej nga shkolla..!

Mori vendim regjizori që nuk do të kërkonte ndihmën e pushtetareve për të mos e lënduar apo fyer të ëmën por dhe nuk do të tërhiqej.

Bëri nja dy takime me të bijën, u përpoq t’i spegonte të mirat që do t’i sillte filmi në karjerën e saj apo të mirat në kulturën kombëtare, por edhe ajo nuk dëgjonte që nuk dëgjonte.

Kishin marë që të dyja vendim nënë e bijë dhe do t’i vinte keq për nënën po të dilte fjalës.. !

Gjithsesi regjisori nuk u tërhoq.

Dha e mori dhe me këmbënguljen e tij tepër serioze dhe të ndershme mundi ta bindë disi vajzën.

Ay, në një bisetë akoma më intime në një ditë i tha Monës….Mona!… Ty dhe vetëm Ti do ta luash atë rol në atë film domosdo…nëna jote nuk dëshëron dhe kërkon ta presë këtë film në mes sepse aludon ose ndoshta i ngjan apo I përngjan jetës së saj…unë e kuptoj.

Por po ju a them sinqerisht që s’kanë kurrë lidhje a ngajshmëri me njëra tjetrën, kështu të pakën mendoj une?

As di as kam dijeni për të !

Përse duhet të të ndalojë ç’farë e shtyn se këtu veç të mirës suaj s’ka asgjë komprometuse përkundrazi ka vetëm të mira.

Ju a e dini se si dhe qysh i ka ndodhur nënës Tuaj ,më thuaj të lutem…të vërtetën a dini gjë, Ju a kërkoj me gjithë forcën e nderit tim dhe tamam si një prind i juaj I cili u ka munguar për të gjithë jetën ? Më thuaj të lutem diçka ?

Vajza me lot në sy u befasua dhe ju betua se kurrën e kurrës nuk kam mësuar të vërtetën e saj dhe askurrë nuk jam bërë kureshtare të mësoj më shumë sa më ka thënë ajo, me gjithë nxitjen e madhe të disa shoqeve apo të shokëve të mi të fëminisë të cilët shpesh më ngacmonin si bijë pa At…!

Gjithsesi Ty duhet të luash këtë rol, mbasi nëna jote më pas do të çlirohet plotësisht dhe shpirtërisht nga gjithçka, këtë duhet të ma besosh dhe të më premtosh,ato brenga që ajo mund ose ka në shpirt do ta lehtësojnë atë dhimbje të largët që nuk i shërohet kurrë…bile ajo mund të na ndihmojë në film…pse jo të mos ndërhyjmë dhe në tekst… të cilin e ndryshojmë në çast, në qoftë se ajo na vjen sadopak tek jeta dhe historia e saj , për të cilën e din vetëm ajo…?

Vajza e dëgjonte regjizorin me shumë kureshtje dhe lotë i vareshin nga syte e saj të bukur…!

Ajo, si në ekran të një filmi të kthyer mbrapsht kujtoi gjëra nga vegjëlia kur ajo me të ëmën u sistemuan dhe u ritën në qytet të huaj dhe me njerëz të huaj !

“Malokja” e vogël e dikurëshme, siç i thoshin shokët e klasës në fillimet e jetës këtu në këtë qytet të stolisur bregdetar, me njerëz e mrekullueshëm dhe me bukuri maramëndëse dikur, do të loste në një film kombëtar!

Natyrisht po bindej se regjizori kishte shumë të drejtë.

AI,e bindi vajzën kaqë shumë sa ajo kurrë nuk do të kthehesh mbrapa.

Ja lexoi njëherë dy herë skenarin dhe vajza u mallëngjye kaqë shumë sa mendoi se a mos me të vërtetë kjo ishte jeta e mëmës së vet…pse ajo nuk priti që regjizorin ta dëgjonte deri në fund por mori vendimin final që unë të mos ishja protagoniste…këto e vunë ne dyshim vajzën dhe mori vendim…!

Mami duhet të më thotë gjithçka pse ka heshtur ?

A mos vallë lëndohem nuk di pse e mban sekret dhe mundohet ?

Po !

Do ta luaj unë këtë rol i tha me plot gojën regjizorit.

Mona, kur u nda nga ai, i tha me lot në sy nënës së vet se do ta kryente rolin dhe së shpejti do të shkonte me grupin e xhirimit nga malsia, i kishte dhenë fjalën.

Mami, dua ndihmën Tuaj,ju mund të na ndihmoni në tekstin e filmit …?

Mery, çakërreu sytë si qysh ? S’të kuptoj zogu i mamit…nuk të kuptoj…hiç fare nuk po ju kuptoj….mirë mami…do ta besh për mua unë e di ?

Ç’farë s’po të mar vesh të keqen nëna.

Gjithsesi ty do ma hapësh zëmrën një ditë….ndoshta unë do të loz ndonjëherë rolin tuaj ndoshta ?

Nuk e di ?

Ajo, se kundërshtoi fare, vuri buzën në gaz dhe miratoi çdo gjë.

Nga sytë i shkuan veç lot, përqafoi dhe përkedheli vajzën si dikur kur ishte ende e vogël…u rrite bija ime, u rrite duhet të dish dhe të mësosh më shumë.

Mery, dyshoi se e bija “aludoi” për jetën e saj dhe i tha akoma me ngashërim dhe me lot në sy…Mona të keqen nana, le të shpresojmë se do na dalë për hajër.

Të uroj me gjithë shpirt paç sukses dhe të të plotësohet ëndra të dalish një aktore e dëgjuar !

Më pas Damjani, e shtroi muhabetin me të ëmën, por nuk i hiqej nga mëndja që doktori kishte influencuar për keq, asaj nuk ja shprehu por e mbajti në bark dhe nuk i dha të kuptojë asgjë !

Si është kjo jetë mendoi me vete, unë nisem të arij dicka, të tjerët duan të më pengojnë, gjithsesi do mësojmë më shumë,Mery duhet të na vijë në ndihmë ?

E rëndësishmja është që Ajo,miratoi kërkesën tonë dhe u bë palë me ne .

Ne do ja arrijmë !