Dhimbja është e pagoj, nuk thuhet dot me fjalë
Orët dhe minutat e fundit shëmbnin heshtjen dhe mërzin
Në kupën e natës merrje ” helmin “e shpirtit ngadal
ADN-ja e jetës doli dhimbje për t’marr me vete dashurin.
Me lotët e shpirtit gatuaj dhimbjen që kam
E përtyp nëpër dhëmbë me kujtimet më të bukura për ty
Nga syt e mi s’do derdh lot , shpirtat tan bashk janë
Si hejbe mbi supe peshën e dhimbjes kam, çdo ditë të shoh me sy.
Bëra gjithqka për ty, isha mjekësia e vetme e jetës tënde
Në çdo cep të dynjas kërkoja ilaçin total të botës
Yjet qajn, shndërrohen në simfoni mortore në çdo cep e kënde
Në ashensorin e palcës kurrizore e ndjej se si vien dhimbjet e kokës.
M’je mpiksur si pik gjaku n’shpirt, e n’trut e mi si një tromboz
Unë kam pronë tënde moj grua…Bora dhe Lisa pasuria e dynjas
Një mijë mendime të trishtueshme kapërcyen dhimbjen rozë
Tinëz loti më tradhëtoi, shpirti yt u preft në parajs.
Dedikim për mikun tim B… që humbi më të dashurën e tij në një mosh shumë të re pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurt, e që la pas dy Vajza të vogla.
Halit Haliti