Mall-Rajmonda Qosja


Mall

Mall që veten ma tërheq zvarrë,
Bëhesh det ,
Bëhesh valë,
Më fundos në dhè më kallë,
Gjysmë e vdekur, gjysmë e gjallë.

Përtej si jehonë më oshëtin,
Flladit në kopshtin e vendit tim,
As atje,
As këtu s’jam,
Midis dy botëve,
Na ndan një oqean.

Si vorbull tirren ca mendime ,
Hapat , shkelin mbi hijen time.
As fëmijë,
As grua s’jam,
Shikoj përreth si e pafanë,
O mall , që zemrën më dysh ma çan.

Dhimbja buçet në kraharor,
Bëhesh vullkan e digjesh prorë,
As në ferr,
As në purgator.
Më vesh e zhvesh me kujtime,
O mall, i vendlindjes sime.

Exif_JPEG_420