A udhëton dashuria?Eralda Cuko


Eralda Cuko

Erdhi befas në shpirt thellë trokiti,

pèr kohë e kohë të gjatë udhëtoi…

Shkrepëtiu u përflak në zemër goditi,

aty zuri rrënjë thellë dhe qendroi…

Udha e gjatë atë e lodhi aq shumë

Ah,larg sa larg maleve udhëtoi!..

Zemrat i bashkoi sikur rrjedhat në lumë,

shpirtrat e dashuruar shumë i gëzoi…

Në një të vetëm ata u bashkuan,

askush nga njëri-tjetri s’mund t’i largoi.

Gjithmonë bashkë jetën gëzuan,

tok me dashurinë që nga larg udhëtoi…