Labëri sofër zakoni ……..
Labëri plot më shkëmbinjë
Vajzat rritur gjeraqinë
Labëri plot me legjenda
Labëri , male dhe hone
Me tradita dhe zakone
Labëri maja e kreshtës
Je e pushkës dhe e besës.
Labëri ilaçi zëmrës
E mikpritjes dhe e këngës
Ngritur kala me bedena
Mjaltë të buron dhe pena.
Labëri , që rrit shqiponja
Burrat lisa , gratë zonja
Sa , luftë e bëma ke bërë
Ke një histori të tërë.
Labëri sofër zakoni
Ku , hëngri bukë dhe Bajroni
Je dritë dielli Labëri
Lar me sërma e flori.
Me livadhe dhe lëndina
Verdhuar nga trendelina
Duken , si qylym mëndafshi
Si , velënxë prej bashkë dashi.
Me kënge e valle mbuluar
Si , me tezja janë punuar
Nga ajo pena e ndritur
Nga poetët , që ke lindur.
