Aferdita Hadaj:”Nga dy pleq në ç’do shtëpi”


A’hh mor kurbet i mallkuar,

sa zemra që ke lënduar.

Fëmijët na hoqe nga duart,

nga dy pleqë na le vetmuar.

S’ke fajë ti po qeveritë,

që mirqenije s’të ofrojnë.

Ndajë fëmijët u larguan,

ysmeqar tek ty punojnë.

Plagët që në shpirtë na dhe

, pleqërisë të këtijë vëndi.

Me mallin që na grin

zemrën, për fëmijët shpirtin xhanin.

Mezi presim ne pranverën,

dallandyshet kur na vijnë.

Për ne jan ilaç i zemrës

oksigjen që marim frymë.

Na harruan nipat mbesat,

se si përkëdhelëm dotë.

Sa herë me telefon flasim ?

faqet tona lahen lotë.

Pse kështu ky fati jonë,

pse, atëdhe je i mallkuar.

Më mirë vdekur se sa gjallë,

duam fëmijët e larguar.

Një lutje kurbet i shkretë.

na i kthe fëmijët tanë.

Jemi sot e s’jemi nesër,

kafshatën me lot po hamë.

Bjemë për gjumë me frikë flemë,

kohë e frikëshme është tani.

Mbyllim fortë dyer dhe dritare,

Se mos na grabit njeri.

Ka hajdutë që vin vërdallë,

Për të vjedhur ndonjë shtëpi,

Kush i qan dy lek pensjonesh,

Po të thyejnë brinjë dhe kërcinj.

Ah moj Shqipëri e mjerë,

dje, prishe kisha xhami.

Sot ne po paguajmë pasojat,

Ndajë kaq rëndë po lengon t’i.

Mblidhuni o zogjtë e shqipes,

Të shpërndarë kudo në botë.

Se ky vend kurr nuk do bëhet,

po si dolët juve zotë.

Mendoni për prindrit tuaj,

detet kanë mbushur me lotë.

Kthehuni fëmijët tanë,

se pa ju s’jetojmë dotë.