Elvira Zeneli
ADRESË YJESH
Paske ikur e s’të gjeta
Në muzeun antik ku mbuluar ishe
Nën rrënoja!
Paske ndërruar dhe emër,
Shndrruar në dritë
E paskëshe hipur në varkën e ëndrrës,
Nisur për në udhetimin pa fund,
Drejt një bregu në Askund!
Ç’tërmet të shkundi që je kthyer
Në rrënojë
E shpirtin ke shpëtuar
Në fluturim?
Edhe emrin e paske animuar
Deri në metamorfizim
E të kanë mbetur vetëm dy vrima sysh
Nga gjithë ajo hijeshi e mermertë!
… Ti tash je në oqeanin e të pamundurës,
I pambrojtur
Nën rrezet ultraviolet të Diellit,
Ndërsa unë, robina jote,
Vuaj rrezet asgjësuese gama
Të Dashurisë!
… Po unë do vazhdoj të të shkruaj e letrën,
Në një shishe vulosur
me tapë,
Do ta hedh në oqeanin kozmik,
Në adresën:
Rrugica e Dashurisë,
Lagja e Shpirtit,
Qyteti i Yjeve,
UNIVERS!
