Aferdita Hadaj-E dua nusen si bijë


E dua nusen si bijë.

Qëkurë zot i ynë

Njeriun krijojë,

çdo gjë dhe të

bukur, mbi të e pjestoi.

I ndau në prindër,

fëmijë nipër mbesa,

kurorë e familjes,,,te ishte rrënjë jetesa.

Mardhënies,së bukur,

prindër dhe fëmijë,

lezetin ja shtoi,nusja në shtëpi.

E dua, nusen time,

e dua, pa tjetër.

Se dhe vajza ime,

është nuse në derë tjetër.

E dua si bijë,

dhe e respektoj.

Nënë e babë, la pasë

Me djalin të jetojë.

Më gëzoi me nipa,

dhe me, mbesa

plotë.Mi dha dritë shtëpisë,

Mi beko o “zotë”

Më do më respekton si nënën,,,,,, e vetë.

Lus, me zemër, nëne

Urata…..të më këtë.

Më je ylber i bukur,

o fati…i shtëpisë.

Për ne shumë kujdesesh,

E mirë e mirësisë.

Se në fundë të jetës,

Kur të jemi larguar.

Uratat e tona bijë,

Mbi ju…..do jenë bekuar.

Ju vjerra, të dashura,

me nuse,në shtëpi,

Respektoini,

sa mundeni, trajtojeni si bijë.

Nënat, kështu janë,

Falin dashuri.

Qofshin të bekuara,

nuse vjerrë dhe bijë!

Aferdita Hadaj