Në këtë natë me errësirë
Hana paska ikur
Yjet kanë lyp azil
Për ta thënë të vërtetën
Çfarë kanë parë e çfarë kanë ndie
Edhe sado e hidhur qoftë.
Yjet kanë vendosur t’i thonë të gjitha nga larg
Pikë për pikë
Se kush cakërroi gotat me të pabesët
Dhe kush e ngriti flamurin e bardhë.
Shumë vështirë është për t’na kuptuar
Se njëri tjetrin ne se kuptojmë
As që do ta kuptojmë ndonjë herë
Deri sa të hyjmë në rrugën: NDAL!
Q.B