Ajo dhe poezia-Paola A. Mucodemi


Paola A. Mucodemi

Ajo dhe poezia!

Ajo prehej mes yjesh të butë që shkëlqejnë,
Një copëz ëndërr e shkelur
Një dëshirë e shprehur
Që nga qielli kërkon të bjerë!

Ajo gjithmonë e donte kërcimin zbathur
Nën hënën e argjendtë,
I pëlqente që shpirti t’i udhëtonte si muzika
Si hapësira midis notave
Që nuk e prekje dot me gishta!

Ajo kishte etje për një pikë qielli,
Një gotë të tërë për të e ruaja
E piu, u deh u shtri në varg
Ndaj poezia egziston,
Se më parë ka egzistuar gruaja!