Albert Z. Zholi-Si u shkatërrua Uzina e Instrumenteve në Korçë…?


Si u shkatërrua Uzina e Instrumenteve në Korçë që prodhonte 70 tipa instrumentesh që eksportoheshin?

Si u prodhua shuli i automatikut të Xhevdet Mustafës P-84…?

Përgatiti; Albert Z. ZHOLI

Në vitin 1912 krejt Shqipëria kishte vetëm 33 ndërmarrje të vogla prodhimi. Në vitin 1929, tashmë mbretëri, kish 151 ndërmarrje e punishte industriale me kapital shqiptar dhe 10 ndërmarrje minerare me kapital të huaj. Në të 151 aktivitetet industrialë të këtij vendi bënin pjesë: 57 fabrika e mullinj mielli, 24 sharra mekanike, 15 fabrika vaji e sapuni, 14 shtypshkronja, 9 fabrika duhani dhe 4 centrale elektrikë. Nga 1920-a deri më 1938-n në territorin e shtetit shqiptar, më vonë mbretëri, u themeluan: STAMLES (Shoqëria Tregtare Anonime për Monopolin e Letrave dhe të Shkrepseve), SAIDE (Shoqëria Anonime Industriale e Duhanëve, Elbasan), SITA (Shoqëria Industriale Tregtare Shqiptare), SESA (Shoqëria Elektrike Shqiptare Anonime) dhe Shoqëria e Përgjithshme Elektrike e Korçës. Nga viti 1945 deri në vitin 1984 industria në RPSSH është rritur 164 herë. U zhvillua një shumicë degësh të industrisë. Disa, madje e shumta, ia nisën nga e para. Që të gjitha ato që kishin ekzistuar më parë, o kishin qenë të nivelit të artizanatit, ose sasiorisht të papërfillshme. Ne po i renditim këtu disa nga industritë që morën zhvillim në vitet 1950-1988: Industria e kromit, e industria e çimentos, industria e naftës, industria e gomës, industria e lëndëve plastike, industria e qelqit, industria e qymyrgurit, industria e sheqerit, industria kimike, industria elektronike, industria e bakrit, industria e hekur-nikelit, industria e konservave, industria e alkoolit, industria e blojës, industria e drurit, industria e mobiljeve, industria e duhanit, industria e letrës dhe e shtypshkrimit, industria e lëkurëve dhe e këpucëve, industria e materialeve të ndërtimit, industria e mishit, industria e qumështit, industria e yndyrnave, industria e qeramikës, industria e sapunit, industria 27 e vajrave, industria e birrës, industria e verës, industria e rakisë dhe e konjakut, industria e tekstileve, industria e veshjeve. Kur shikojmë, me sytë e kujtesës sonë, punishtet, fabrikat, uzinat, kombinatet, ndërmarrjet, nga më të ndryshmet, vendosur në një shtet me sipërfaqe as 30 mijë km katrorë, fitohet përshtypja e një vendi të zhvilluar industrial. Dhe pse teknologjia nuk ishte më e mira duhet thënë se mori zhvillim industria…Në Korçë ishin: fabrika e lëkurëve dhe e këpucëve, UIK-u (Uzina e Instrumentevet “Petro Papi”), UMB (Uzina Mekanike Bujqësore), 28 kombinati i trikotazheve “Drapër e Çekan”, 2 termoelektrocentrale, 14 hidrocentrale të vegjël, fabrika e miellit, fabrika e makaronave, fabrika e birrës dhe e konjakut, fabrika e konservave, fabrika e tullave, fabrika e qelqit, fabrika e fajancës.

Uzina e instrumenteve “Petro Papi” në Korçë 

Uzina e instrumenteve “Petro Papi” në Korçë ishte uzinë mekanike për prodhimin e instrumenteve, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U vu në shfrytëzim më 1969. Prodhonte 70 tipa instrumentesh me mbi 1200 tipa përmasash, si instrumente metalprerëse (për shpim vrimash, për filetim, për frezim, për çarje dhëmbësh etj.) instrumente matës (kalibra, mikrometra etj.), instrumente axhusterie e vegla dore (lima, sharra për fnetal, pinca, çelësa fiks e të regjistrueshëm), si dhe forma e stampa për industrinë, etj. UIK i dyfishoj llojet e prodhimeve të parashikuara në projekt, një pjesë e të cilave eksportoheshin. Me forcat e veta kishte prodhuar makina speciale të një shkalle të lartë përpikmërie, ishin ngritur linja e tërheqjes dhe e petëzimit të çeliqeve instrumentale, dhe ajo e prodhimit të instrumenteve me derdhje. Uzina e Instrumenteve në Korçë të përgatisë paisje për klinika dentare në mënyrë që të shkurtohet importi, mbasi disponon të gjitha paisjet.

 Si e prodhuam automatikun e Xhevdet Mustafës në ’84…

Sipas gazetës “Panorama”,…” Futja në linjën “Made in Albania” e prodhimit të armëve të mbërritura nga matanë Atlantikut, shfaqej si një sfidë e rëndësishme politike. Si e tillë vlerësohej mbi të gjitha nga krerët e kupolës së shtetit, të cilët prej kësaj mendonin për t’i hedhur në eksport këto prodhime. Pak a shumë ky ishte sfondi në të cilin nisi nga puna projekti për prodhimin e automatikut të kapobandës Xhevdet Mustafa, i cili vlerësohej nga specialistët e kohës si armë shumë e sofistikuar. Në përmbushjen e këtij projekti, njëherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinateve ushtarake, morën pjesë rreth 1000 inxhinierë e specialistë nga më të mirët e sistemit të industrisë mekanike të vendit. U deshën dy vjet punë e përpjekje që arsenali shqiptar i armatimeve të koleksiononte të parin automatik perëndimor, kampionin e të cilit e solli një shqiptar, por jo me këtë destinacion. automatik P-84, për të përshkruar prodhuesin e elementëve përbërës të tij. Të vijmë te konkretja. Trupi i P-84 u prodhua në uzinën e autotraktorëve në Tiranë dhe në Kombinatin e Poliçanit. Shuli u realizua në uzinën e Çekinit në Gramsh dhe në atë të instrumenteve “Petro Papi” në Korçë. Karikatori në Uzinën e Artilerisë. Fisheku 9 m/m në kombinatin e Poliçanit. Baruti në uzinën e Mjekësisë. Ndërkaq, ndërmarrje të tjera të sistemit të industrisë mekanike, prodhuan detajet e tjera të konstruksionit të armës së Xhevdetit. Në këtë sipërmarrje u angazhua uzina “Partizani” e Tiranës, UEM-i i Durrësit, UMB e Korçës, Uzina Mekanike e Beratit, ajo e Patosit, uzina “Tirana” etj. Shkurt, një korpus i tërë njerëzish e ndërmarrjesh prodhuese. Dhe jo në pak ditë, por për dy vjet me radhë deri sa nisi prodhimi në seri..

Uzina sot

Uzina e Preçizonit të Lartë në Korçë e cila para 16 vitesh, eksportonte prodhimet e saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë sot është vetëm gërmadhë. Aty përveç instrumentave prerës dhe matës janë prodhuar edhe stampa për prodhimin e armëve, por këto i përkasin të kaluarës sepse sot ajo është shndërruar në një ndërtesë në amortizim dhe rrënim. Përpara 5 vitesh me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo uzinë i kaloi në pronësi bashkisë së qytetit. Është diskutuar shumë për tu privatizuar por deri më tani nuk është bërë asgjë, ndërkohë godinat, veçanërisht makineritë brenda saj duke notuar mbi ujë po amortizohen nga dita në ditë. Sipas specialistëve kjo uzinë po përbënë një pasuri kombëtare dhe se mund të rivihet në punë edhe e copëtuar. Por bashkia e Korçës ka harruar të mendojë seriozisht për të. Sipas ish-drejtuesve të kësaj uzine, vonesa e privatizimit u shërben lakmuesve të saj që po presin për ta blerë sa më lirë këtë objekt në rrënim.

Pse mori emrin Petro Papi

Petro Papi (1911-1967). Militant komunist, veteran i lëvizjes punëtore e komuniste shqiptare. Lindi në Korçë më 15.5.1911. U formua e u kalit si revolucionar në gjirin e klasës punëtore korçare. Anëtar i GK të Korçës (1933), u zgjodh kryetar i shoqërisë «Puna» të rrobaqepësve (1934). Për veprimtari antizogiste e revolucionare dhe për pjesëmarrje në organizimin e Demonstratës së Bukës (1936) u arrestua e u internua nga regjimi i Zogut. U zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Korçën (1941). Mori pjesë aktive në Luftën NÇ, u dallua si kuadër i aftë e i vendosur në detyrën si zëvendëskomisar i Brigadës IV S (1944) dhe anëtar i Shtabit të Korparmatës II NÇ (1944). Pas Çlirimit ka kryer detyra të rëndësishme partie dhe shteti, duke dhënë naihmesë për ndërtimin e socializmit. Ka punuar në aparatin e KQ të PPSH dhe prej 1949 për disa vjet si ambasador i RPS të Shqipërisë në disa shtete të huaja. Në Kongresin IV të PPSH (1961) u zgjodh kryerar i Komisionit Qendror të Revizionimit dhe në Kongresin V (1966) kryetar i Komisionit të Kontrollit e Revizionimit. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e pestë (1962) dhe të gjashtë (1966).