Amaneti i vjehrrit!!!Miranda Troci Derti


Miranda Troci Derti!

(shkruar në shkurt 2019)

Një ditë me vjehrrin bisedoja

Dhe më tha dy fjalë të mençme

Fjalë që kurrë si dëgjoja

Dhe si nxjerri kurrë prej kujtese

Ktheu këndej moj nusja e djalit

Nji fjalë plaku t.ma dëgjojsh

Në i paç dy pare mend

E sa unë do të rrojsh

Vjehrri është më shum se babë

Ta duash ta respektojsh

Në mos paçë kafe me i ba

Nji fjalê tē mirë të ja thojsh

Se nji ditë do e martojsh djalin

Vjehërr vetë ti ke me u ba

E pastaj do e ndjesh mallin

Amanet ktë fjalë ta la

Unë jam plakë e takat s.kam

Kam mbet grumbull në gropë të hirit

Ç.ashtu si do t.ma bëjsh ti mua

Do të ta bëje dhe nusja e të birit

Të kam zgjedhë në shpi të mirë

Fis i qanëm shpi e parë

Mbaje fort këtë emër

Grua të mirë me faqe të bardhë

Nuse djalit bijë e babës

Vërtet baba nuk më ke

Femra lind në shpi të nanës

E te burri ban fole

Sepse Zoti kështu e ka shkrue

Femra lind për derë të hujë

E ke lanë derën e babës

I thu babë njeriut hujë

Fjalët e plakut ndigjoji mirë

Në e paç një fije sedër

Se këto fjalë janë “xhevahir”

Dhe pse Baba jam i vjetër

Fjalët e plakut jan leksion

Si të mbarojsh një fakultet

Lum ai që i dëgjon

Asnji herë këmba si rreshqet!!!!

Shkroi!!

Miranda Troci Derti!!!

Reç Dibër!!

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 121

Të gjitha reagimet:

28Ti, Zymer H. Haliti, Miranda Troci Derti dhe 25 të tjerë

3 komente

Pëlqej

Komento

Shiko më shumë komente

Ferit Toma

Kontribuesi kryesor

Urime për vargjet e bukura që sjell

Kliko për të shikuar bashkëngjitjen