Bën mirë e gjen keq-Murtez Asllani


Edhe kjo punë

shpesh po bën vaki

bën mirë e gjen keq

gati secili njeri.

Kanë ardhur ditë të vështira

dhe ka humbur durimi,

secili ngreh kokën lart

dhe e kap zemërimi.

Bën mirë sa të duash,

por shpejt dikush e harron

për një fjalë goje

menjëherë të sulmon.

I keqi s’ka të mira

kujdesu kur e takon

se dita e jote

mbrapsht do të shkon.

Ik nga e keqja

dhe kërko lumturi,

se e keqja është e keqe

këtë e di secili njeri!