Amijete Çollaku:Fry moj erë e Dardanisë…


Fry moj erë e dardanisë
sillna flladin e lirisë
shpalos flamurin e Pavarësë,
me gjak shqipesh vaditë
gjurmë lulkuqesh simbol i lirisë.

Vish vellon me shumë ngjyra
sot feston gjithë shqiptaria
gëzon nëna e fëmija
gëzoni vëllazën e motra
në konak, ashtë shtrue sofra
gjëmon çiftelia e lodra
Pavarësinë, gëzon Kosova.

Qielli, rretë e zeza ka pastrue
mbi ta, ngjyra t’ylberta ka pikturue
me shkronja t’arta, rrugën e lirisë ka shtrue.

Si parajsë lulesh, pranvera vjen
aromën e fitores, sjell
lot gëzimi, prej syni rrjedh
sot Kosova e Pavarur ka festë.
Gëzoju kësaj dite moj trimneshë,
moj Nanëloke Sokoleshë…