Selman Hysi:Moj Kosove moj bijë e Shqipërisë !


15 vjet Shtet ….

Moj Kosove moj bije e Shqiperise !

15 vjet Pavaresi,si foshnje e bukur, po rritesh ne liri..

Shume vite u deshen,lengoje e ndare,ne vetmi…

Rrankoviçat token ta vaditen me gjak…

Kushtet u poqen,Aleatet nderhyn,moren hak…

Kemi nje gjuhe,nje Komb,por akoma te ndare…

E sa vite na duhen,te mos jemi te perçare ?

Politikanet vuajne per lavde,e pritshmeri..

Kombi ka nevoje,sote duhet bere histori..

Nje vije demarkacioni kufiri na ndan me ty bije…

Zgjohu nga “gjumi” politik,te presim me padurim…

“Traret” politik vendosur ne “dogana”,me vete.

Eja Kosove e dashur,jo me ne dy shtete..

Ti ke nxjerre heronje,me Adem Jasharin..

Derdhen gjakun ne rini,Kosoven e perjetesuan..

Sote gezohu,je e çliruar,je ne PAVARESI..

Eja,bashkohu me trungun e Nenes SHQIPERI.