
-NJË POEZI E HUMBUR…-
Një poezi shpirti për atë dhe për detin,
E shkrova por më humbi, s’di se ku,
A ndoshta ishte një zog dhe fluturoi,
A mbase ish një gotë verë me poezi…
Mos vallë qenë yjet e verës që flisnin,
Për atë, për ndjenjën dhe për poezinë,
A ndoshta isha unë dhe ai, të tretur,
Në magjinë e mbrëmjes, në verën që pimë?
Asgjë s’mbaj mend nga ajo poezi e humbur,
Asgjë nuk mbaj mend nga fjalët që i thashë,
Po di që shpirti im i brishtë u ul nëpër lule,
Mes aroma ndjenjash, u bë libër e përrallë…
-ANELJA LAKO-
(Tetor 2022)